Sport

Bajrami pritet të transferohet te Sassuolo


Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, pritet të transferohet te skuadra tjetër italiane, Sassuolo.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në mediat italiane, klubi i Bajramit, Empoli, ka rënë dakord që ta huazojë mesfushorin kuqezi te Sassuolo.

Mediat në Itali shkruajnë se gjatë ditës së nesërme (e marte), Bajrami do t’i kryejë vizitat mjekësore te klubi i tij i ri.

Për 23-vjeçarin pati interesim të vazhdueshëm edhe nga Fiorentina në afatin kalimtar të janarit, por klubet nuk e gjetën marrëveshjen.

Kujtojmë që Bajrami është pjesë e Empoli-t që nga vera e vitit 2020, kur u transferua nga skuadra zvicerane, Grasshoppers, për shumën e 500 mijë eurove.

Futbollisti i kombëtares shqiptare ka luajtur në total 127 ndeshje me Empoli-n, prej të cilave ka shënuar dhe ka asistuar 22 herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore