
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati, “po thotë të pavërteta”, pasi ky fundit theksoi se po kërkon që qytetarëve t’i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë, por këtë s’po e lejon opozita.
“Ministër, mos thuaj të pavërteta. Bizneseve as nuk ju ke rritë tatimin e as nuk përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit. Ministër, që dy vite as edhe një vendim të vetëm nuk e ke marrë për avancim dhe përmirësim të politikave fiskale, thjeshtë po bën punën e një kontibilisti, po të pëlqen të kesh bilanc pozitiv, po i varfëron qytetarët përmes tatimeve dhe mandej po bën sikur po i shpërblen ata me nga 50 e 100 Euro”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Sipas saj, asnjë shtet nuk është zhvilluar me politikën e lëmoshës.
“Ministër, je gabim dhe me vjen keq që je kaq injorant, e as idenë me të vogël nuk ke se çka bën ministria juaj. Këtu po t’i publikoj dëshmitë që Departamenti i Tatimit në Pronë, MFPT, në vlerësimin e fundit nuk i ka prekë fare bizneset, sepse ka qenë vlerësim për pronat rezidenciale”.
Ish-ministrja e Financave, ka potencuar se bizneseve as nuk u është rritë tatimi e as nuk do të përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit.
“Pezulloje vlerësimin ashtu siç ta kemi kërkuar e mos thuaj të pavërteta”, ka shtuar ajo.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti përkujton 24 vjetorin e dëbimit të dhunshëm të banorëve të Prishtinës: Republika e Kosovës dhe populli i saj nuk harron asnjëherë dhe nuk falë askë!
-
Joseph: Moszbatimi i Marrëveshjes Kosovë-Serbi fitore e Rusisë dhe Kinës
-
Reagon Lista Serbe pasi u arrestua një serb për djegjen e veturave në Veri: “Kurti po shkakton kaos, do të ketë kryengritje”
-
Sveçla: Djegja e veturave në Veri e orkestruar nga Beogradi – i arrestuari pjesë e strukturës “Mbrojtja Civile”