Bajrami i kundërpërgjigjet Muratit pasi e quajti “redaktore të lajmeve”: S’kalojnë mashtrimet me bono – prandaj s’keni përgjigje
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit e quajti “redaktore të lajmeve”.
“Nuk kalojnë mashtrimet me bono. Prandaj s’keni përgjigje. Ne mungesë të përgjigjes, ministri i dështimeve po ju tregon mediave qysh duhet të publikojnë reagimet e opozitës ku zbërthehen mashtrimet e partisë në pushtet”, shkroi Bajrami në Facebook.
“Tregoni qysh po mashtroni me bono. Jepni përgjegjësi qysh keni mashtruar prej bashkimit kombëtar e deri te 160 çerdhet që kurrë nuk u ndërtuan. Qytetarët po kërkojnë përgjigje pse mashtruat se do t’i përfundoni rrugët për Gjilan, Mitrovicë e Podujevë”, shtoi ajo.
Deputetja e LDK-së ka potencuar se “mashtrimeve” të kësaj Qeverie po ju vjen fundi dhe prandaj “shkaktojnë dhimbje kur mashtrimet tuaja ua tregoj qytetarëve”.
Një ditë më parë, Bajrami i ka cilësuar si “mashtrime e manipulime” deklaratat e ministrit të Financave, Hekuran Murati për emetimin e Bonove të Diasporës.
Më pastaj, Murati ka ironizuar kinse Bajrami është bërë “redaktore e lajmeve”, por nuk iu është kundërpërgjigjur direkt për të dhënat që kjo e fundit i ka publikuar për bonët.
“Me gjasë kjo duhet të jetë nga ato pakot e marketingut që u ofrohet reklamuesve premium, e titulluar “Shkruajeni vetë lajmin”, ku reklamuesit i ofrohet qasje direkte në portal dhe mund të postojë lajme sa herë që ka nevojë, qoftë edhe të shtunën në ora 23:06”, shkroi Murati.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani: Xhevë dhe Fehmi Lladrovci janë gardianët e përjetshëm të lirisë së Kosovës
-
Abdixhiku pyetet për koalicion të mundshëm me LVV-në: Kemi probleme të thella ideologjike dhe të mirëbesimit
-
23 Ditët e Testit për Kosovën: Vuçiç Fiton Terren, Albin Kurti Humbet Aleatët
-
Sinani thirrje për mobilizim: Të bashkohemi kundër diskriminimit dhe padrejtësive
Lajmet kryesore
-
23 Ditët e Testit për Kosovën: Vuçiç Fiton Terren, Albin Kurti Humbet Aleatët
-
Hasani nga New Yorku: Firmosim disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave
-
Bejrut, Hezbollahu mes parashikimeve dhe maktheve: “Po sikur Izraeli të godasë Nasrallahun?”
-
Abdixhiku pyetet për koalicion të mundshëm me LVV-në: Kemi probleme të thella ideologjike dhe të mirëbesimit