Sport

Bad News Eagle nënshkruajnë kontratë me kompaninë e David Beckham – Guild Eagles është emri i ri


Pothuajse dy vjet pasi filluan kërkimet e tyre, Bad News Eagles tanimë kanë gjetur një organizatë menaxhuese, bashkëpronar i të cilës është  legjenda e futbollit botëror, David Beckham.

Njoftimi shënon fillimin e një epoke të re për Guild, pasi organizata ka nënshkruar me ekipin shqiptar nga Kosova, që tani e tutje do të luajnë nën emrin Guild Eagles.

Organizata me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka hyrë më parë në Counter-Strike me nënshkrimin e një ekipi të femrave në muajin mars dhe tani po vazhdon të zgjerojë praninë e saj duke nënshkruar ekipin e tyre të parë të meshkujve përpara, PGL Copenhagen Major.

Ekipi i përbërë nga Flatron “⁠juanflatroo⁠” Halimi, Rigon “⁠rigoN⁠” Gashi, Genc “⁠gxx-⁠” Kolgeci, Sener ” SENER1⁠” Mahmuti dhe Dionis “⁠sinnopsyye” Budeci, ka qenë pa mbështetje që nga fillimi i rrugëtimit të tyre gati dy vjet më parë.

Por, përkundër kësaj, formacioni kosovar mori pjesë në tre turne ‘Major’ dhe arriti në fazën e ‘Legends’ në të gjitha, duke shkruar histori dhe duke korrur suksese.

“Me publikimin e CS2, ne kuptuam se nuk kishte kohë më të mirë për ne për të rritur praninë tonë në Counter-Strike. Trajektorja e listës së Bad News Eagles ka qenë frymëzuese dhe mishëron qëndrimin që vlerësojmë këtu në Guild Esports – ne mezi presim t’i mbështesim ata në udhëtimin e tyre në CS2”, ka thënë drejtoresha e Guild Esports, Jasmine Skee.

Në anën tjetër, stafi i trajnerëve Jonatan “⁠Devilwalk⁠” Lundberg dhe Kevin “⁠kRYSTAL⁠” Amend kanë bërë gjithashtu kalimin në organizatën e re, dhe Swede, ka pasur fjalët më pozitive për vizionin e Guild-it.

“Ne kemi pasur oferta nga organizata të shumta gjatë kohës që ishim një ekip i panënshkruar, por në fund zbuluam se Guild ishin më të afërt me atë që duam të arrijmë në CS2. Me atë që kemi parë tashmë nga takimi me stafin dhe duke parë ambientet, nuk kemi dyshim se këtu jemi për të arritur nivelin tjetër”, ka thënë ai.

Debutimi i listës për organizatën e tyre të re do të vijë të enjten në Serinë 4 të Evropës Lindore CCT, ku ata do të përballen me Space në raundin e 16-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore