Paris 2024

Babai i Imane Khelif: Vajza ime është vajzë, shembull i një gruaje algjeriane


Imane Khelif

Boksierja algjeriane, Imane Khelif është bërë në mënyrë të pavullnetshme një nga protagonistet e mëdha të Lojërave Olimpike të Parisit. Kjo vjen pasi ajo konkurroi në kategorinë e boksit të femrave mes akuzave të rreme se është burrë apo person transgjinor si pasojë e rastit të saj të hiperandrogjenizmit, gjë që e bën atë të ketë nivele të larta të testosteronit pavarësisht se është grua.

“AFP” ka hulumtuar në origjinën e Khelif për të mësuar për fillimet e boksieres algjeriane dhe ishte në gjendje të fliste me babanë e saj, Omar Khelif, i cili tregoi dokumentet e identitetit dhe certifikatën e lindjes.

“Vajza ime është vajzë, është rritur si vajzë. Ajo është një vajzë e fortë, e kam rritur të punojë dhe të jetë e guximshme. Ajo e fitoi luftën kundër Carini-t sepse ishte më e fortë dhe tjetra ishte e dobët”, thotë Omar Khelif.

Babai i boksieres tregon edhe shembullin që është bërë Khelif për vajzat algjeriane.

“Imane është një shembull i një gruaje algjeriane, ajo është një nga heroinat e Algjerisë. Dashtë Zoti të na nderojë me një medalje ari dhe të pozojë me flamurin algjerian në Paris. Ky ka qenë qëllimi ynë që nga fillimi”, përfundoi ai.

Khelif në lot pasi arriti gjysmëfinalen në Lojërat Olimpike: Unë luftoj për dinjitetin e grave

“Khelif është një motër”: Algjeria mbron boksieren e saj interseks, marrëdhëniet diplomatike me Italinë janë në rrezik

46 sekonda boksi ndezën flakët e luftës kulturore

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore