Lajme

Avokati i Shalës pas largimit të tij nga salla: Ai po dridhej dhe është në ankth


Pjetër Shala.

Pjetër Shala është larguar nga salla ku ishte duke u zhvilluar procesi gjyqësor ndaj tij, avokati i tij Jean-Louis Gilissen ka deklaruar se “i akuzuari po ndjehet në ankth dhe ka nevojë të qetësohet”.

Për të dytën ditë me radhë dëshmitari i emëruar TW4-08 po e vazhdon dëshminë e tij në në Dhomat e Specializuara të Hagës në rastin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i njohur si Komandant “Ujku”, i cili po akuzohet për krime lufte.

Dëshmitari ka theksuar para trupi gjykues se babait të tij i ka humbur shikimi si pasojë e torturave nga Pjetër Shala.

“Babait në 2008 ka filluar me i humb shikimi, është operuar, por pa sukses. Të gjitha i kanë ardhur nga trotuar çnjerëzore deri në alivanosje. I dyshuari ka qenë aty prezentë dhe ka ushtuar dhunë me disa persona tjerë”, tha ai.

Ndërsa avokati i komandant “Ujkut”, Jean-Louis Gilissen, është shprehur i befasuar nga dëshmitari i cili sipas tij, thotë se iu ishte rrethuar shtëpia, por ky i fundit nuk ishte aty.

“Ju keni thënë hetueseve se ushtarët e UÇK-së erdhën dhe rrethuan shtëpinë, por unë nuk isha në shtëpi në atë kohë. A ka përputhshmëri kjo me shpjegimin që ju na thatë dje. Mendoj që ka mos përputhje”, ka pyetur ai dëshmitarin.

Avokati i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen.

“Dita që babai u mbyll në dhomë, i kërkoj familja të ia jepte armën kinse të UCK-së, shpjegimet që i morëm dje nuk i korrespondon kësaj, është e pamundur”.

Por, prokurori i rastit ka theksuar se dëshmitari tashmë e ka shpjeguar rastin në fjalë të hënën.

“Dëshmitari dje na ka shpjeguar dhe konkretisht unë e tregova këtë pjesë të deklaratë së tij dhe na shpjegoi se herën e parë nuk ishte, por në herën e dytë ishte në shtëpi”, theksoi prokurori.

Ndryshe, pas përfundimit të dëshmisë së tij kryetarja e trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Speciales, Mappie Veldt-Foglia, e ka udhëzuar dëshmitarin që të mos e diskutojë me askënd dëshminë e tij para Gjykatës Speciale.

Shala u arrestua me 16 mars të vitit 2021 nga autoritetet belge, ndërsa transferimi i tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës u bë më 15 prill 2021. Gjykimi ndaj tij filloi më 21 shkurt. Ai u deklarua i pafajshëm, ndërsa Prokuroria Speciale dhe mbrojtja e viktimave paraqitën deklaratat hyrëse.

Në deklaratën e tij para trupit gjykues, ish-komandanti i UÇK-së tha se kishte luftuar kundër një makinerie ushtarake të një regjimi kriminal si ai Slobodan Millosheviç-it, por kurrë kundër civilëve.

Shala ngarkohet për krimet që u kryen midis 17 majit dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, e cila pretendohet se ishte nën kontrollin e UÇK-së.

Dëshmitari kundër Pjetër Shalës: Babait i ka humbur shikimi nga torturat çnjerëzore

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore