Shqipëria

Avioni i parë me shqiptarë të larguar nga Izraeli mbërrin në Tiranë, mes tyre edhe shtetas nga Kosova dhe RMV-ja


Mbrëmjen e 8 tetorit ka mbërritur avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës.

Kështu bën të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, duke cituar njoftimin zyrtar për shtyp.

Avioni “Air Albania” me 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael është ulur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” pak më parë, njofton diplomacia shqipare.

Pasagjerët janë pritur dhe përshëndetur nga kryediplomati Igli Hasani.

MEPJ-ja pohon sakaq se në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që diplomacia shqiptare është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

Autoritetet shqiptare dënojnë njëzëri sulmin terrorist në rajonet jugore izraelite

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore