Shqipëria

Autoritetet shqiptare në gatishmëri për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet në Kosovë


Trupat dhe mjetet nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

“Të gatshëm të ndërhyjmë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës. Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira”, shkruan zyrtari në median sociale “Facebook”.

Kujtojmë që situata në Kosovë është përkeqësuar pas reshjeve të dendura, duke bërë që shumë zona të përmbyten.

Qeveria dhe institucionet e varësisë thonë se po vazhdojnë angazhimin për të garantuar normalitetin në këtë situatë të vështirë.

“Një natë e tmerrshme”, me “dëme milionëshe” – Hamza e Nura flasin për natën e vërshimeve në Mitrovicë e Skenderaj

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore