Sport

Autogoli i vitit shënohet në javën e parë të Premier League (VIDEO)


Tottenham Hotspur arriti të fitonte me përmbysje 4-1 ndaj Southampton-it në sfidën e parë të këtij sezoni në Premier League të luajtur në shtëpi.

Miqtë ishin të parët që kaluan në avantazh, falë golit të kapitenit, James Ward-Prowse.

Spurs do i kundërpërgjigjeshin me golat e Ryan Sessegnon, Eric Dier dhe Dejan Kulusevski. Por dhe një autogol që u shënua nga mbrojtësi i “shenjtorëve”, Mohammed Salisu.

Ganezi 23-vjeçar realizoi një autogol “qesharak” teksa nuk mundi të largonte një top në zonë, në minutën e 61, i cili më pas përfundoi në portë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore