
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Albanian Post se rreth orës 15:30 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura, ndërkaq deri më tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Borovci.
Ai ka theksuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.
Ndërsa dy ditë më parë, në fshatin Parallovë të Novobërdës si pasojë e një vetaksidenti ka ndërruar jetë një person.
“Është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ishte vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qeveria e Kosovës: I bëjmë thirrje Vuçiç-it të tërheqë trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën
-
Shqipëria përfundon mandatin e fundit të presidencës së KS-së, Hasani: Krenar për drejtimin
-
A mund t’i mbijetojë Evropa një mandati të dytë të Donald Trump-it
-
Thirrja e Perëndimit dhe tërheqja e Vuçiç-it