Moment më të përshtatshëm për modelin Q4 E-tron s’mund të kishte.
Në tregjet kryesore të makinave, stimujt qeveritarë dhe përpjekjet për të krijuar infrastrukturën e përshtatshme për rrjetin e karikimit të makinave elektrike janë në nivelet më të mira. Dhe Audi e solli elektriken e 2021-it pikërisht në këtë kohë.
Autocar, faqe dedikuar makinave, tregon se modeli është zbuluar për herë në parë si koncept në shfaqjen motorike të Gjenevës në 2019-ën.
Është një SUV kompakte e stilit të kryqëzuar e bazuar në platformën MEB (Modularen Elektrik Baukasten) të Volkswagen Group krijuar posaçërisht për automjetet elektrike.
Ngjashëm si me pararendësin e tij, Q4 E-tron u jep mundësinë blerësve të zgjedhin midis dy stileve të ndryshme të ‘trupit’ të makinës. SUV-së me një derë të pasme të pjerrët dhe Sportback-ut me një derë të pasme më të sheshtë.
Grila e përparme me një kornizë me katër unaza që strehojnë mbishkrimin Audi tregon më shumë për origjinën e saj. Dhe jo vetëm kaq. Gjithë stili i përgjithshëm i Q4 E-tron i qëndron besnik konceptit të mëparshëm me linja të spikatura anësore me harqet e rrotave të mëdha dhe pjesën e pasme të portës qe synon të shtojë strukturën e krahëve të lëmuar.
Mirëpo, përshtypja më e madhe është brenda këtij Audi. Kabina e tij është tejet bashkëkohore si në pamje edhe në rehatinë që ofron.
Sediljet e përparme janë të vendosura më mbrapa, për shkak të prerjes së rëndë të xhamit të përparmë, dhe pedalet janë pozicionuar relativisht lart për shkak të një dysheme të sheshtë. Bashkë me këto, ekziston një rregullim i mirë i lartësisë dhe gjatësisë duke lejuar pozicionimin e rehatshëm gjatë drejtimit me duart te timoni shumëfunksional në formë gjashtëkëndore.
Edhe në aspektin teknologjik, modeli Q4 E-tron është i pari i Audi-t që operon me një ekran të realitetit të shtuar. Në të pasqyrohet informacioni, i cili përfshin komandat e lundrimit. Në xhamin e përparmë ka një ndarje mes dy fushave dhe posedon thellësi të ndryshueshme të fushës.
MEB-i bën punën e vet për sa i përket efikasitetit të hapësirës. Platforma kombinohet me një bazë rrote relativisht të gjatë prej 2764 milimetra. Kjo për të siguruar “akomodim mbresëlënës” veçanërisht në pjesën e pasme ku automjeti zotëron një hapësirë më të madhe për këmbët.
Për shkak të strehimit të baterisë, pjesa e pasme është 70 milimetra më e ngritur nga ajo para duke u ofruar pasagjerëve një pamje fantastike.
Kapaciteti i ngarkimit është përcaktuar të jetë 520 litra te Q4 Sportback E-tron dhe pesë litra më pak te SUV-ja. Ndërkohë, dyshemeja e bagazhit është e sheshtë edhe pse buza është vendosur mjaft e lartë. Gjithashtu nuk ka pasur përpjekje për të siguruar kapacitete shtesë të bagazhit në pjesën e përparme.
Epo hapësirën e saj poshtë kapakut e ka zënë elektronika e energjisë dhe kompresori i ajrit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shqiptarët janë më optimistët e rajonit, sipas Barometrit të Ballkanit 2024
-
Rritja e pensioneve nga 1 tetori, sa përfitojnë realisht pensionistët?
-
BE, milja e fundit e Von der Leyen – Pakti me Macron kapërcen veton
-
Raundi i ri i negociatave në Bruksel: Një rast për progres apo një gozhdë më tepër në “arkivolin” e dialogut?