Sport

Atletico Madrid kualifikohet në Kupën e Botës për Klube 2025


Atletico Madrid u eliminua nga Champions League nga Borussia Dortmund. Ishte një natë negative, e cila megjithatë solli edhe një lajm të mirë për spanjollët, të cilët falë eliminimit të njëkohshëm të Barcelona-s, fitojnë të drejtën për Botërorin e Klubeve 2025.

Në fakt, Atletico ishte protagonist i një dueli spanjoll në distancë me katalanasit për vendin e fundit të përcaktuar nga renditja për të fluturuar drejt Shteteve të Bashkuara për turneun e ri të krijuar nga FIFA.

Prandaj, dy skuadrat nga Madridi (së bashku me Real Madrid) do të përfaqësojnë Spanjën në turne, i cili do të përballë me njëra-tjetrën 32 skuadra nga e gjithë bota.

Atletico Madrid, pra, bëhet skuadra e njëmbëdhjetë e UEFA-s që siguron një vend në Kupën e Botës për Klube 2025. Skuadra e Diego Simeone-s është gjithashtu e fundit që kualifikohet përmes renditjes, ndërsa një vend i mbetet fituesit të këtij edicioni të Champions League.

Për momentin skuadrat e kualifikuara të UEFA-s janë: Chelsea, Manchester City, Real Madrid, Atletico Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund, PSG, Inter, Juventus, Porto dhe Benfica.

Por mes skuadrave të mbetura, vetëm Arsenal-i do të shtohej në rast të fitores përfundimtare, duke qenë se të gjitha të tjerat tashmë e kanë të garantuar pjesëmarrjen në turneun e FIFA-s.

Pra, nëse “Topçinjtë” e Mikel Arteta-s do të triumfonin në këtë Champions League, do t’i hapeshin dyert e Kupës së Botës për Klube.

Po sikur një tjetër ekip të triumfonte dhe jo Arsenal-i?

Për të plotësuar listën e 12 skuadrave të UEFA-s, renditja speciale që përfshin skuadrat evropiane do të merrte ekipin e parë nga një komb që nuk ka tashmë dy kualifikuese për Kupën e Botës për Klube. Duke respektuar këtë kriter në listë është Salzburg-u.

Kështu që austriakët për të fluturuar në Shtetet e Bashkuara në verën e vitit 2025 duhet të shpresojnë që Arsenal-i të mos e fitojë Champions League 2023-24.

Ekipet e kualifikuara jashtë kontinentit Evropianë janë:

CONMEBOL: Palmeiras, Flamengo, Fluminense. Mbetet ende një vend për tu përcaktuar;

CAF: Al Ahly, Wydad AC. Mbetet ende një vend për tu përcaktuar;

AFC: Al Hilal, Urawa Red Diamonds. Mbetet ende një vend për tu përcaktuar;

CONCACAF: Monterrey, Seattle Sounders, Club Leon. Mbetet ende një vend për tu përcaktuar;

OFC: Auckland City.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore