Sport

Atletico Madrid-i merr Moussa Dembele-n nga Lyon-i


Atletico Madrid-i e ka nisur merkaton e janarit duke transferuar një sulmues. Pas largimit të Dego Costa-s, vendi i tij mbeti bosh. Diego Simeone ka kërkuar që vendin e të larguarit Costa ta marri Moussa Dembele i Lyon-it.

Francezi 24-vjeçar, ishte pjesë e Lyon-it, që nga 2018, kohë kur u transferua nga skocezët e Celtic-ut.

Dembele është marrë në huazim me të drejtë blerje, për rreth 34 milionë euro. Për huazimin Atletico ka paguar një milion e gjysëm euro.

Me Lyon-in sulmuesi ka 108 paraqitje, 45 gola dhe 13 asiste, në të gjitha kompeticionet.

Ndërkohë Atletico Madrid-i në një deklarat në mediat sociale, ka prezantuar futbollistin duke thënë:

“Me ardhjen e Dembele-s, ne do të shtojmë një futbollist të ri, por me përvojë, i cili është i fortë fizikisht dhe di të shënojë. Gjatësia dhe shpejtësia janë pika të forta për të”.

Lyon-i gjithashtu nuk ka humbur kohë dhe ka zyrtarizuar zvendësuesin e Dembele-s, Islam Slimani-n./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore