Sport

Atletico Madrid-i merr kryesimin në La Liga, por ngec me Bilbao-n


Skuadra e Diego Simeone-s, Atletico Madrid-i nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola me Athletic Bilbao-n.

Ndeshja e javës së pestë në La Liga është mbyllur në paqe mes dy skuadrave. Joao Felix është ndëshkuar me karton të kuq, 12 minuta nga përfundimi i takimit, duke lënë me 10 lojtarë skuadrën e Atletico-s.

Megjithëse loja fliste më shumë për skuadrën e Simeone-s, përsëri nuk mundën të fitonin ndeshjen. 14 gjuajtje lëshoi Atletico drejt portës kundërshtare, ndërkohë që pësoi gjashtë të tilla.

Pas pesë javëve, Atletico ka grumbulluar 11 pikë, ndërsa Bilbao nëntë pikë. Tashmë, Simeone do të duhet të presë ndeshjen mes Real Madrid-it dhe Valencia-s, si dhe Real Sociedad-in, për të mësuar nëse do të qëndrojë në krye të La Liga këtë javë.

Më herët në La Liga u luajt derbi Madrilen mes Rayo Vallecano-s dhe Getafe-s. Vendasit e Rayo-s fituan me rezultatin e pastër 3-0. Radamel Falcao debutoi me gol në rikthimin e tij në La Liga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore