
Atletico Madrid ka arritur një fitore të madhe përballë Betis-it, që para këtij takimi ishte para tyre në tabelë.
Në një ndeshje që pritej të jetë e komplikuar për skuadrën e Simeone-s, ata zgjidhën gjithçka në perfeksion.
Në pjesën e parë, të dy skuadrat kishin mundësitë e tyre, por falë një aksioni personal të Yannick Carrasco, Atleti doli të jetë më efikase.
Belgu me një depërtim nga e majta dhe pastaj një goditje të fortë, e goditi rrjetën.
Atletico Madrid e vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë.
Madrilenët golin e dytë e gjetën falë një autogoli të German Pezzella, për 2-0.
Në fund, në listën e golashënuesve erdhi edhe Joao Felix, për golin e parë të sezonit.
Ndeshja u mbyll 3-0, Atletico ngjitet në vendin e katërt, derisa Betis mbetet e pesta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com