Sport

Atletico dhe transferimi “misterioz” i Antoine Griezmann


Në ditën e fundit të merkatos verore, Antoine Griezmann u rikthye te Atletico Madrid nga Barcelona.

Fillimisht, u tha që Antoine Griezmann do të bashkohet me Atletico-n në një huazim dy-vjeçar.

Mirëpo, pas asaj, Barcelona lëshoi një komunikatë zyrtare, ku thuhej se Griezmann është larguar nga klubi në formulë huazimi me detyrim blerje për Atletico-n, por asgjë tjetër.

Griezmann i bashkohet Atletico-s për dy vite në huazim, dhe në fund të këtij huazimi, ai do t’i bashkohet përfundimisht klubit “Rojiblancos”.

Mirëpo, ky detyrim nuk është 100% i “detyrueshëm”, dhe varet nga numri i ndeshjeve që Griezmann luan në këtë periudhë.

Si rezultat, mund të ndodhë që, pas dy viteve, Atletico Madrid mos të jetë e detyruar ta blejë Griezmann-in për shkak se ai nuk ka arritur numrin e ndeshjeve.

Një tjetër klauzolë në kontratën e tij, është se Atletico Madrid-i mund ta transferojë futbollisti në çdo kohë gjatë huazimin.

Kjo do të rrëzojë posht çdo klauzolë tjetër, me çmimin e transferimit që sillet diku rreth 40 milionë euro.

Me të gjitha këto klauzola në kontratën e tij, një gjë është e sigurt, se Griezmann nuk do të kthehet më në “Camp Nou”.

Si zëvendësim të Griezmann, Barcelona zgjodhi Luuk de Jong të Sevilla-s, që po ashtu erdhi në huazim.

Mirëpo, ndryshe nga huazimi i Griezmann, Barcelona nuk është e detyruar që ta blejë De Jong-un në fund të huazimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore