Tokyo 2020

Atletët nga Afganistani nuk lejohet të marrin pjesë në Paralimpiadat e Tokios


Dy atletë nga Afganistani nuk janë lejuar të marrin pjesë në Paralimpiadat e Tokios, për shkak të trazirave që po kalon vendi i tyre ditët e fundit.

Konkurentja në taekwondo, Zakia Khodadadi dhe atleti, Hossain Rasouli duhet të mbërrinin të martën në Japoni.

Khodadadi do të ishte femra e parë që përfaqësonte Afganistanin në Paralimpiadë, e cila do të fillojë më 24 gusht.

Kreu i Komitetit Paralimpik të Afganistanit, Arian Sadiqi tha për “BBC Sport” se ishte “shkatërruese”.

“Fatkeqësisht, talebanët morën Kabulin dhe gjithçka shkoi keq. Te jem i sinqertë është shumë e vështirë. Zemra ime po dridhet, nuk munda të flija natën e kaluar”, tha Sadiqi.

“E gjithë situata u bë kaotike shumë shpejte, kështu që ne nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të tërhiqeshim nga Lojërat sepse nuk kishte fluturime brenda dhe jashtë Afganistanit përveç bazave ushtarake”.

Khodadadi, kishte thënë më parë për mediat se ajo ishte “e emocionuar” nga që do të bëhej femra e parë që do të garonte në Lojëra për vendin e saj.

Rasouli gjithashtu ishte i emocionuar që do merrte pjesë në ato Lojëra, që për të ishin një “ëndërr”.

“Është shkatërruese. Ne do të bënim historinë”, vijoi të thoshte Sadiqi. “Ne donim ta përdornim atë si një model për pjesën tjetër të atleteve femra, veçanërisht për para-atletët”.

“Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi dhe tani ne jemi 50 vjeç, jemi kthyer 20 vjet nga fillimi, i cili nuk është aspak lajm i mirë për paraolimpistët”.

“Nëse jeni paraolimpistë dhe femër, keni kaq shumë pengesa për të kapërcyer”, shtoi ai.

Ka pasur skena paniku në aeroportin e Kabulit ndërsa qytetarët përpiqen të largohen pas kapjes së kryeqytetit afgan nga talebanët.

Sadiqi tha se ekipi ishte përpjekur të siguronte fluturime, por çmimet filluan të rriten pasi talebanët morën kontrollin e shumë qyteteve.

“Nuk do të jetë një lajm i mirë sepse u deshën 20 vjet që femrat të dilnin nga guackat e tyre, të fuqizoheshin, të shkonin në shkollë, universitete, të shkonin në punë dhe të përfshiheshin në aktivitete fizike dhe sportive”, tha Sadiqi.

“Tani mund të imagjinoj që bota e tyre sapo është shkatërruar edhe një herë. Nuk ka shpresë nga ajo që mund të shoh”, përfundoi kreu i Komitetit Paraolimpik Afgan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore