Përballje

Athletic Bilbao eliminon Real Madrid-in nga Kupa e Mbretit


Pasi eliminoi Barcelonën një raund më herët, skuadra e Athletic Blilbao-s e ka mposhtur në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit skuadrën e Real Madrid-it me rezultat 0:1.

Bilbao e nisi më mirë ndeshjen duke rrezikuar në minutat e para të sfidës, por tentimi i Dani Garcia-s ishte i pasaktë në minutën e 10-të të takimit.

I njëjti lojtar edhe pas tre minutash rrezikoi, ndërsa pas tij ishte radha e Iker Munain, por asnjëri nuk qëlluan portën.

Pjesa e dytë ishte me disa raste të mira për dyja skuadrat, me Bilbao-n që përsëri rrezikoi portën e madrilenëve, mirëpo sulmuesi Raul Garcia edhe këtë herë nuk u tregua i saktë.

Në minutën e 51-të, Bilbao kërkoi penallti pas një prekje me dorë në zonë të mbrojtësit Nacho, por pas shikimit në VAR, nuk u vendos për një gjë të tillë.

Kur u mendua qe skuadrat do të shkonin drejt vazhdimeve, në skenë doli Alex Berenguer i cili shënoi një gol shumë të bukur në hyrje të zonës, në minutën e 89-të, gol ky që doli të jetë i eliminimit për Real-in.

https://twitter.com/FootbaIlForYou/status/1489363811773476865?s=20&t=lA7MVTdADT6P16WHqQQfGg

Deri në fund mbretërit u munduan të barazonin rezultatin, por nuk ia arritën, kështu duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Tani Bilbao, pasi eliminoi gjigandët si Real-i e Barça, në gjysmëfinale do të ballafaqohet me një skuadër më të lehtë, pasi që Valencia, Real Betis e Rayo Vallecano janë ekipet që mund të ndeshet.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore