Sport

AT03, AlphaTauri prezanton makinën për sezonin e ri


Sezoni i ri i Formula 1 do vetëm edhe 37 ditë deri në fillimin e saj.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm që lamë pas, pritshmëritë për 2022-ën janë të mëdha me ndryshimin e rregullave.

Ende asgjë nuk dihet – se kush është favorit, kush është më i dobëti, kush do të jetë në mesfushë

Parashikimet janë vetëm sipërfaqësorë, dhe avantazhet në to dhurohen vetëm në bazë të sezoneve paraprake.

Një nga skuadrat që po impresionon së fundmi, është AlphaTauri.

Me një pilot si Pierre Gasly dhe një talent si Yuki Tsunoda, skuadra motër e RedBull, sezonin e kaluar arriti të ngjitej në podium duke arritur disa herë të përfundojë në katër më të mirat në garë.

Të njëjtit pilotë do garojnë për Alpha Tauri këtë vit, dhe kjo është makina të cilën ata do përdorin sezonin e ardhshëm:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore