Sport

Astrit Selmani zgjedh të luaj për Kosovën


Sulmuesi i klubit të Hammarby-it në Suedi, Astrit Selmani, ka zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës.

23-vjeçari i lindur në Malmo, zotëron nënshtetësi të dyfishtë, suedeze dhe kosovare.

Karrierën si futbollist e ka zhvilluar në Suedi. Ka qenë pjesë e Olympic-ut, Angelholms-it, Kristianstad-it, Rosengard-it, Torns-it dhe Varbergs BoIS-it përpara se të transferohej te Hammarby, në janarin e këtij viti, për shifrën e 800 mijë eurove.

Qendërsulmuesi 1.84m i gjatë, numëron 125 ndeshje zyrtare në karrierë, nga ku ka shënuar 50 gola dhe ka dhuruar 17 asiste.

Për Kombëtaren e Kosovës, duket profil i denjtë për të rivalizuar Vedat Muriqin, për një vend në formacionin bazë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore