Sport

Aston Villa ofron 25 milionë euro për “të dështuarin” e Milan-it


Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Aston Villa është gati të ofrojë 25 milionë euro për të nënshkruar Charles De Ketelaere nga Milan-i, por çmimi i kërkuar i kuqezinjve është 30 milionë euro.

Gazeta rozë pretendon se skuadra e Premier Ligës po shqyrton paraqitjen e një oferte hapëse në rajonin prej 25 milionë euro për 22-vjeçarin.

Milani mposhti Leeds United për të nënshkruar me CDK një vit më parë, por belgu nuk arriti të justifikonte çmimin e tij prej 35 milionë euro në sezonin e tij të parë në “San Siro”.

De Ketelaere dha vetëm një asistim në 40 paraqitje në të gjitha garat në sezonin 2022-23, kështu që kuqezinjtë tani janë të hapur për të dëgjuar ofertat për ish-yllin e Club Brugge.

Sipas raportit, ata e kanë vendosur çmimin në 30 milionë euro, por një ofertë prej rreth 28 milionë euro mund t’i bindë gjigantët e Serisë A të shesin belgun, veçanërisht pasi të sigurojnë shërbimet e Christian Pulisic nga Chelsea.

De Ketelaere ka kontratë me Milanin deri në qershor 2027.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore