“Asnjë kompani s’ka filluar të implementojë pagën minimale 350 euro”, paralajmërohen greva dhe protesta

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, në një përgjigje për Albanian Post ka thënë se, nëse pagat nuk rriten me 55 euro, ashtu siç janë rritur në sektorin publik, do të ketë greva dhe protesta. Azemi potencoi se asnjë kompani nuk ka filluar të implementojë pagën minimale prej 350 eurosh, ndërsa kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, Agim Shahini, deklaroi për AP se pagat në Kosovë janë ndër më të ulëtat, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik.
SHFLETO

Foto: Albanian Post