Lajme

Asnjë i vdekur dhe 33 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim i spitaleve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar për zero persona të vdekur dhe 33 persona të infektuar nga COVID-19, ndërsa një ditë më parë kanë qenë vetëm 13 të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 58 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 12 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 371.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar tre mijë e 47 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 880 mijë e 493 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 781 mijë e 351.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore