Lajme

Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit në Brazil


Të 62 personat e ndodhur në bordin e një avioni të rrëzuar në Brazil, në rajonin e Sao Paulos, kanë humbur jetën.

Prej 58 udhëtarëve dhe katër personel ekuipazhi, nuk ka mundur t’i mbijetojë njeri impaktit të fortë të rrëzimit të avionit të linjës Voepass airlines.

I vetmi lajm i mirë, është fakti se pavarësisht se është rrëzuar në një zonë të banuar, asnjë prej rezidentëve nuk ka pësuar lëndime dhe shtëpitë e tyre nuk janë prekur nga ky impakt.

Aeroplani turboprop me dy motorë po fluturonte nga Cascavel në shtetin jugor të Paranës për në aeroportin kryesor në qytetin e São Paulo, kur u rrëzua në qytetin e Vinhedo, thotë linja ajrore Voepass.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një avion që zbret vertikalisht, duke u spirale teksa bie.

“Nuk ka ende asnjë konfirmim se si ka ndodhur aksidenti apo situata aktuale e njerëzve në bord”, thuhet në një deklaratë të linjës ajrore.

Autoritetet lokale thonë se avioni u ul në një ndërtesë banimi.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe spitalet lokale janë alarmuar.

Po ashtu, edhe disa shtete fqinje, kanë dërguar grupe ndihme për rastin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore