Shqipëria

Asnjë humbje jete dhe 79 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri


Asnjë humbje jete nuk është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 79 raste të reja.

Që prej fillimit të muajit mars rastet dhe humbjet e jetës nga coronavirus-i kanë parë rënie.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 50 pacientë janë shëruar. Ndërsa, të shtruarit në spitale janë 12, nga të cilët një është në gjendje të rënduar.

Sakaq, nga 1 mijë e 192 testime, kanë rezultuar 30 raste aktive në Tiranë, tetë në Sarandë, shtatë në Divjakë, gjashtë në Lushnje, pesë në Delvinë, tre në Durrës, Fier, Elbasan, dy në Gjirokastër, Berat, një në Shkodër, Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Shijak, Mallakastër, Vlorë dhe Tepelenë.

Në total, janë në gjithë Shqipërinë 463 raste aktive. Vdekjet nga pandemia janë 3 mijë e 492, që prej fillimit, dy vjet më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore