Përballje

Asllani me super-gol e kalon Shqipërinë në epërsi


Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Ishujve Faroe në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen e tretë kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Në minutën e 51-të, Kristjan Asllani shënoi një euro-gol për rezultatin 1:2.

Ndërkohë rezultati i pjesës së parë ishte 1:1.

Goli i vetëm në pjesën e parë nga Shqipëria u shënua nga Nedim Bajrami në minutën e 20-të, duke marrë një asistim perfekt nga Jasir Asani.

12 minuta më vonë, Sokol Cikalleshi e kishte një mundësi të artë për ta dyfishuar epërsinë, por ai gaboi nga penalltia, të cilën e kishte fituar vetë.

Përveç këtij rasti, kuqezinjtë patën edhe disa të tjerë, por nuk arritën të tregoheshin të saktë para porte.

Megjithatë, ligji i pashkruar në futboll – kur nuk shënon pëson – ndodhi te Shqipëria. Vendasit arritën ta barazojnë rezultatin krejt në fund të pjesës së parë me anë të Odmar Faero.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore