Sport

Asllani i kërkon Inter-it huazimin në janar


Kristjan Asllani nuk po kalon momente aq të mira me Inter-in, teksa po gjen fare pak hapësira për të luajtur.

Mesfushori shqiptar po kërkon që të ketë më shumë minuta në fushë, derisa mediat në Itali së fundmi raportojnë që Asllani i ka kërkuar Inter-it ta gjejnë një klub për ta huazuar atë në janar.

20-vjeçari iu bashkua Inter-it në verën e kaluar nga Empoli, fillimisht si huazim, pastaj me detyrim blerje në fund të sezonit të ardhshëm, lëvizje kjo që kap shumën e rreth 15 milionë eurove.

Ai shihet si një zëvendësues ideal i Marcelo Brozovic, por edhe pse kroati u dëmtua së fundmi, përsëri Asllani nuk gjen hapësira në formacionin e Simone Inzaghi-it.

20-vjeçari luajti vetëm 24 minuta në Serie A në shtatë ndeshjet e para, derisa ndeshjen e vetme si titullar e ka zhvilluar ndaj Romës më 1 tetor, ku skuadra e tij ka humbur me rezultat 2:1.

Ndërsa sa i përket Ligës së Kampionëve, Asllani ka luajtur edhe nga gjashtë minuta në ndeshjen kundër Barcelonës dhe shtatë minuta kundër Plzen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore