ASK-ja sërish kërkon shtyrjen e afatit për regjistrimin e popullsisë

SHFLETO

Ilustrim

Dini Fetahu
20.10.2023 16:40
Loading Icons...

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se ky institucion nuk është e gatshme që të fillojë procesin e regjistrimit të popullsisë më 1 nëntor, ashtu siç kishte vendosur qeveria.

Kështu të paktën ka thënë Ilir Berisha, ushtrues i detyrës së Kryeshefit të ASK-së, teksa ka shtuar se ASK-ja është e angazhuar për ta realizuar këtë nismë, mirëpo ka theksuar se ka mangësi.

“Sfidat janë mungesa e tabletave, mungesa e mbikëqyrësve të procesit dhe mostrajtimi i mbikëqyrësve”, ka thënë Berisha në Komisionin për Buxhet ku ka raportuar para deputetëve.

U.D i ASK-së e ka pranuar se procesi i regjistrimit të popullsisë nuk do të nis më 1 nëntor vetëm pas insistimit të deputetëve të opozitës, posaçërisht atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti e pyeti Berishën se “me gjithë sfidat që i keni a vlerëson se do të fillojë me një nëntor?”, mirëpo ai u përpoq që t’i shmangej përgjigjejes duke pohuar se do të përpiqen që ta përfundojnë me 15 dhjetor, mirëpo insistimi i Hotit ka bërë që ai ta pohoi kërkesën për shtyrje.

“Me metodën se si është planifikuar më herët, jo me metodat që jemi në kërkim online do të përpiqemi të fillojmë me një nëntor”, ka thënë Berisha që më pas ka pohuar se “kemi dorëzuar propozim për ta shtyrë datën”.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas regjistrimit të 2011-ës, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milion banorë. Por, në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në Veri të Kosovës pasi që në atë kohë ata kishin refuzuar procesin.

Regjistrimi i Popullsisë dështoi për shkak të mos-kokëçarjes së Qeverisë, jo për faj të tjetërkujt