Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të hënën, ka thënë se pret institucionet e Maqedonisë së Veriut “hetim të plotë dhe të paanshëm” për incidentin diplomatik në aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja kosovare, Vjosa Osmani, incident që presidenca e cilësoi “sulm” ndaj vendit.
“Pashmangshëm, diskutuam edhe për incidentin e fundit në Aeroportin e Shkupit, me ç’rast përsëritëm shqetësimin e institucioneve tona rreth incidentit dhe nevojën e domosdoshme për një hetim të plotë dhe të paanshëm nga institucionet e Maqedonisë së Veriut për t’u siguruar që situata të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar kryediplomatja kosovare.
Presidenca e Kosovës ka akuzuar Maqedoninë e Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, duke thënë se gjatë 1 gushtit, presidentes Osmani është tentuar t’i merret telefoni nga një anëtar i sigurimit të aeroportit. Megjithatë, ky version duket se nuk është besuar plotësisht nga qeveria e Kosovës.
Pas takimit në Shkup me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski, gjatë një konference të përbashkët për shtyp, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar ta cilësojë incidentin “sulm” dhe “provokim” ndaj Kosovës, duke thënë se “nuk e di” që institucionet kosovare kanë pasur një qëndrim të tillë dhe këtë mund ta ketë thënë ndonjë qytetar i zakonshëm.
“Situata e djeshme në Aeroportin e Shkupit nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”, ka deklaruar Presidenca e Kosovës më 2 gusht. Por, pavarërisht qëndrimit të presidencës, kreu i ekzekutivit ka thënë ndryshe: “Do të ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje”.
Ndryshe, në qeverinë e Maqedonisë së Veriut nën udhëheqjen e VMRO-DMNE-së bën pjesë edhe koalicioni i partive shqiptare “VLEN” që u mbështet hapur nga kryeministri i Kosovës kundër Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë pasur incidente të kësaj natyre në kohën kur në koalicionin qeverisës ka qenë BDI-ja.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ministria e Financave kërkon verifikim të disa llogarive për shtesat e fëmijëve
-
Abdixhiku: Kur elektorati rugovist bëhet një, s’ka asgjë që na ndalë
-
Limaj: Po t’i jepet mundësia, Vuçiç do ta përsëriste Banjën
-
Rrëfimi i ushtarëve të KFOR-it: Një shkëndijë e vogël mund të prishë gjithçka, duhet të jesh shumë i shpejtë në reagim
Lajmet kryesore
-
Mandati i Xhaçkës ‘mollë sherri’ në Konferencën e Kryetarëve
-
Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar
-
Ursula von der Leyen prezanton ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian
-
Digjet një shtëpi në Veri e ndërtuar nga Qeveria, Krasniqi: Sulm i nxitur nga Vuçiçi