Sport

Arsim Thaçi jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Dritës


Trajneri i Dritës, Arsim Thaçi ka ofruar dorëheqjen nga roli i trajnerit pas barazimit në ndeshjen e fundit kundër KF Dukagjinit.

Këtë lajm e bëri të ditur vet klubi përmes një postimi në Facebook.

“I pa kënaqur me rezultatet e deritanishme, treneri Thaqi sot kërkoi takim me kryesin e klubit për ofruar dorheqjen e tij”.

Kryesia e klubit i kishte kërkuar atij të qëndronte të paktën deri në fund të sezonit, por Thaçi ishte i vendosur për vendimin që morri.

“Pas shumë diskutimiteve kryesia e klubit i ofroj trenerit mbeshtetje për vazhdimin e rrugetimit drejt synimit të klubit por që treneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektoj vendimin e trenerit Arsim Thaçi për të ja pranuar dorëheqjen”, shkruhet në postimin e Dritës.

Në pesë ndeshjet e fundit të Dritës, ata kanë fituar dy ndeshje dhe kanë barazuar tre të tjera.

Para duelit të së dielës kundër Dukagjinit, Drita ishin në pozitën e parë me dy pikë para Ballkanit, por pas barazimit te gjilanasve, skuadra nga Theranda doli në vendin e parë me një pikë më shumë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore