Sport

Arsenal synon të shpenzojë 200 milionë euro për tre lojtarë


Arsenali pati një merkato mjaft të dobët transferimi të janarit, kështu që ka një presion për të përmirësuar skuadrën verës.

Gazeta britanike, The Sun pretendon se topçinjtë  po kërkojnë të rrisin forcën e tyre sulmuese me nënshkrimet e Alexander Isak të Real Sociedad dhe Dominic Calvert-Lewin të Evertonit.

Megjithatë, Arsenal kërkon edhe mesfushorin e Wolves, Ruben Neves, i cili është një nga prioritet e londinezëve.

Arsenal lejoi Pierre-Emerick Aubameyang t’i bashkohet Barcelonës falas, dhe me këtë ka kursyer disa para në planin afatgjatë dhe është gati t’i shpenzojë ato gjatë verës.

Isak ka një klauzolë lirimi prej 90 milionë euro, ndërsa Calvert-Lewin (60 milionë euro) dhe Neves (50 milionë euro) mund të nënkuptojnë se ata do të përfundojnë me mbi 200 milionë euro në total.

Kujtojmë se Arsenal momentalisht radhiten në pozitën e gjashtë me 36 pikë dhe një ndeshje më pak.

Me sa duket, Arsenal po tenton të futet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardshëm, dhe të synojë një titull me transferimit e sezonit të ardhshëm.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore