Sport

Arsenal kalon me lehtësi, Chelsea me penallti


Ka filluar faza e 1/8-ave në kuadër të Kupës së Ligës në Angli.

U zhvilluan sonte tre ndeshje.

Tre ndeshjet u zhvilluan në Londër, me Arsenal-in që priti Leeds-in, Chelsea priti Southampton-in kurse QPR priti Sunderland-in.

Arsenal-i e zgjidhi ndeshjen në pjesën e dytë.

Topçinjtë e dominuan takimin nga fillim deri në fund, por fitoren e gjetën vetëm në 45 minutëshin e dytë.

Fillimisht shënoi Calluum Chambers dhe pastaj Eddie Nketiah, për të vulosur rezultatin përfundimtar 2-0.

Në anën tjetër, ndeshja Chelsea – Southampton iu drejtua penalltive pas barazimit në kohën e rregullt 1-1.

Haverzt shënoi gol për Chelsea-n, kurse Adams barazoi për Southampton-in.

Chelsea ishte më me fat pas llotarisë së 11-metërshave, duke fituar 4-3.

Në ndeshjen tjetër, Sunderland-i po ashtu fitoi me penallti përballë QPR, 1-3, pasi koha e rregulltë përfundoi 0-0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore