Sport

Arsenal-i të gatshëm që të shesin Lacazette-n


Alexandre Lacazette do të futet në vitin e fundit të kontratës me Arsenal-in shumë shpejt.

Topçinjtë për të mos rrezikuar që ta humbin me parametra zero në vitin 2022, janë të gatshëm që të shesin lojtarin këtë verë.

Edhe pse Arteta tha që janë të gatshëm të negociojnë kontratën me Lacazette-n, kjo me sa duket nuk do të ndodh.

Londinezët nuk do ta kenë të vështirë që të shesin futbollistin, me shumë skuadra që janë të interesuara.

Inter, Roma, Sevilla dhe Atletico Madrid janë në mesin e skuadrave që janë të interesuara për sulmuesin francez.

Arsenal-i janë të gatshëm të negociojnë për çdo shifër, me topçinjtë që duan të përfitojnë të paktën disa miliona nga Francezi.

Lacazette erdhi nga Lyon-i në vitin 2017 për shifrën e 50 milionë eurove.

Pas katër viteve, koha e francezit në “Emirates” po vjen drejt fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore