Përballje

Arsenal i kthehet fitoreve në Premier League, mposht Brentford-in me rezultat të thellë


Ndeshja e parë e së dielës në Premier League mes Brentford-it dhe Arsenal-it përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:3.

Me këtë fitore, Arsenal kanë rimarrë pozitën e parë nga Manchester City, në krye me 18 pikë.

Goli i parë për topçinjtë, u shënua në minutën e 17-të me anë të William Saliba-s.

Pas 11 minutave, ishte Gabriel Jesus, ai që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Granit Xhakës.

Në fillim të pjesës së dytë, Fabio Vieira shënoi golin e tij të parë si startues, dhe thelloi edhe më shumë epërsinë e klubit londinez.

Deri më tani, Arsenal ka pasur vetëm një rezultat negativ, ndeshjen kundër Manchester United, të cilën e humbën me rezultat 3:1.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore