
Arsenal-i thuhet se është i interesuar për Brahim Diaz të Milan-it, i cili mund të vihet në dispozicion për një transferim në fund të këtij sezoni.
Diaz-it do t’i vijë fundi i huazimit të tij tre-vjeçar me Milan-in këtë verë dhe nuk ka gjasa të kthehet te Real Madrid si një lojtar i rregullt i ekipit të parë.
Si rezultat, Arsenal-i thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e spanjollit, sipas “Corriere dello Sport”.
Diaz është paraqitur 31 herë për Milan-in këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke asistuar dy herë. 23-vjeçari ka marrë disa vlerësime shumë të larta më parë, me ish shokun e tij të skuadrës në akademinë e Manchester City, Edward Francis, duke e krahasuar atë me Lionel Messi-n.
“Ai është i fortë me këmbën e tij të majtë dhe të djathtë, ai është padyshim një lojtar i madh”, tha Francis për “GOAL” në vitin 2017.
“Në Premier League, ne mund ta krahasojmë atë me Eden Hazard, por ai është pak si Messi në mënyrën se si driblon. Është mirë të kesh një lojtar si ai në skuadër”, u shpreh asokohe Edward.
Ndërsa ai nuk ka vazhduar të bëhet Messi i ardhshëm, Diaz që atëherë ka shijuar 21 ndeshje për Real Madrid-in dhe 110 me Milan-in, pasi ai ka demonstruar aftësinë e tij për të luajtur si krah, ashtu edhe në qendër.
Mikel Arteta punoi së bashku me Diaz-in kur dyshja ishin te City, kështu që kjo lëvizje do të kishte kuptim, dhe me mënyrën se si Arteta ka përmirësuar disa lojtarë në “Emirates” këtë sezon, ai me siguri mund ta çojë Diaz-in në atë nivel tjetër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com