Futboll

Arsenal F.C. merr borxh 120 milionë pound


Klubi londinez i Arsenal-it, ka deklaruar se ka marrë hua 120 milion pound nga Banka e Anglisë në mënyrë që të lehtësoi vështirësitë financiare që po has gjatë pandemisë Covid-19.

Ekipi ka njoftuar se i ka përmbushur kriteret e kërkuar nga Banka e Anglisë, për të tërhequr shumën që do ti jepet Korporatës për Lehtësimin Financiar nga Covid (Covid Corporate Financing Facility/CCFF) për mbarëvajtjen ekonomike të klubit.

Kjo lëvizje e Arsenalit erdhi pas asaj të Tottenham Hotspur, rivalëve të tyre nga Londra Veriore, të cilët morën borxh 175 pound nga skema e CCFF në qershor 2020.

Ndërsa vazhdojmë të punojmë përmes përfshirjes në këtë pandemi globale me financat tona, ne konfirmojmë sot se klubi ka përmbushur kriteret e vendosura nga Banka e Anglisë për Korporatën e Lehtësimit Financiar nga Covid (CCFF)”, lexohet në deklaratën e klubit.

Si rezultat i këtyre vështirësive, ne do të marrim një hua afat-shkurtër prej 120 milion pound-ësh nëpërmjet kësaj strukture, që të mbushim pjesërisht humbjet e të ardhurave të shkaktuara nga pandemia”, ka mbyllur deklaratën Arsenal./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore