Shqipëria

ARRSH-ja thotë se reshjet nuk kanë bllokuar qarkullimin në akset kombëtare


Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi të dielën e 20 nëntorit se reshjet me intensitet të cilat kanë përshkuar të gjithë vendin, nuk kanë bllokuar qarkullimin në akset kombëtare.

Sipas njoftimit zyrtar, autoriteti bën me dije se ka pasur rënie të inerteve në trup të rrugës më të shpeshta në Rajonin Verior, dhe pemë të këptura, si në Vlorë-Orikum të cilat janë pastruar menjëherë.

“Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi”, paralajmëron ARRSH-ja.

Në përmbyllje, institucioni vëren se kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore