Lajme

“Arrogancë e injorancë”, Çitaku për kërcënimin e Bislimit ndaj BE-së


Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së zevendëskyremisntrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili të mërkurën ka kërcënuar Bashkimin Evropian duke thënë që të mos e detyrojnë Kosovën “ta eskalojë situatën prapë”.

“Arrogancë e injorancë. Mjerim. Pra, Besnik Bislimi, numri 2 në qeverinë Kurti, përgjegjës për integrim evropian të Kosovës dhe dialog me Serbinë, paska lëshuar një kërcënim ndaj BE-së mbrëmë. Për besë, gjumi nuk po e zë më Macronin dhe Scholzin. Sinqerisht, sikur mos të mbanit përgjegjësi institucionale, situata do të ishte komike”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Sipas saj, kjo lloj gjuhe, që ngjason më shumë “në përleshje të kafeve”, kur përdoret zyrtarisht dhe publikisht nga zëvendëskryeministri është e dëmshme dhe e rrezikshme.

Ndryshe, Bislimi në emisionin Konfront në KTV tha se “ne” i kemi thënë BE-së që të mos i detyrojë ta eskalojnë situatën prapë.

“Ne kemi thënë: masat për de-eskalim duhet të hiqen për shkak të de-eskalimit, mos na detyroni me eskalu situatën për m’iu tregu që e de-eskalojmë prapë”, deklaroi njeriu i dytë i Qeverisë së Kosovës.

Duke vazhduar deklarimin e tij në raport me BE-në se “situata në Veri ka de-esklauar, tregoni që masat që janë vendosur për këtë nuk e kanë më bazën e tyre, rrjedhimisht është e palogjikshme të futen”.

Besnik Bislimi skandaloz, kërcënon BE-në: Mos na detyroni ta eskalojmë situatën prapë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore