
Në Kosovë kanë arritur vaksinat e para anti-COVID për fëmijë të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot, në Kosovë mbërritën vaksinat e para pediatrike kundër COVID-19, të dhuruara nga SHBA-ja, kjo dërgesë me doza pediatrike do të ndihmojë në mbrojtjen e fëmijëve nga ky virus vdekjeprurës”, thuhet në njoftimin e USAID-it.
Today, the first pediatric COVID-19 vaccines arrived in Kosovo, donated by the U.S. This shipment of life-saving pediatric doses will help protect children from this deadly virus. #COVAX @UNICEFKosovo pic.twitter.com/VLlrMAzdM3
— USAID Kosovo (@USAIDKosovo) June 22, 2022
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka bërë të ditur të mërkurën se në mbi 15 për qind ka shkuar pozitiviteti i rasteve me COVID-19 në raport me testimet në vend.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së, të mërkurën janë regjistruar 43 raste të reja nga testimi i 275 mostrave.
Kosova, muajve të fundit nuk ka pasur shifër kaq të lartë të rasteve të reja pozitive.
IKSHPK, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë shëruar 8 persona.
Ndërsa, numri i rasteve aktive është 154.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 46 persona.
Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 903 mijë e 367, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 823 mijë e 608.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ministri izraelit i Ekonomisë do të garojë kundër Netanyahut në zgjedhjet partiake
-
Pritet të mbahet takimi për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, rastet përfshijnë dhe Shqipërinë
-
Spotify shkurton thuajse 1600 vende pune mes kostove në rritje
-
Dizajnerët italianë që po përdorin lëvoret e frutave për të krijuar orendi