Sport

Arrestohet sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood


Sulmuesi i Manchester United-it, Mason Greenwood, është arrestuar për shkelje të garancisë së lirisë me kusht.

Kjo, pas akuzave të mëparshme për përdhunim dhe kërcenim për vrasje.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Mançesterit.

Ata janë në dijeni në lidhje me çështjen e 21-vjeçarit, i cili ka shkelur masën e lirimit me kusht dhe arrestimi është bërë të shtunën, më 15 tetor.

Greenwood është pezulluar nga United-it që nga arrestimi i tij i parë më 2 shkurt.

Klubi i Premier League-s tha në përditësimin e tyre të fundit, në prill, se ata e kanë hequr profilin e sulmuesit nga aplikacioni i klubit menjëherë pasi ai u hoq nga skuadra. Sipas parashikimeve të ekipit, qëllimi i klubit ishte të hiqnin Mason nga elementët interaktivë të aplikacionit.

“Megjithatë, profili i tij nuk u hoq kurrë nga faqja e internetit pasi ai mbetet një lojtar i Manchester United-it, edhe pse aktualisht nuk është pjesë e skuadrës, ndërkohë që procesi ligjor vijon”, u shpreh klubi i Premier League-s.

Sulmuesi ka pasur rënie të marrëveshjeve të ndryshme tregtare, ndërsa në qershor lirimi i tij me kusht u shty, ndërkohë hetimet vazhdojnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore