Shqipëria

Arrestohet pronari që terhoqi zvarrë qenin e tij


Pronari që tërhiqte zvarrë kafshën e tij shtëpiake, ngjarje e publikuar më parë në media sociale është arrestuar gjatë ditës së sotme.

Shtetasi me iniciale F.H. 64 vjeç, ishte konstatuar duke ngarë motoçikletën me qenin e lidhur pas saj, çka shkaktoi dhe ngordhjen e kafshës së gjorë.

Ndërkohë, disa qytetarë të ndodhur në vendngjarje, nxituan duke e fotografuar atë dhe publikuan menjëherë ndodhinë në media sociale.

Policia e Shtetit njoftoi se, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, se 64 vjeçari banues në Zhamë, Lushnjë është identifikuar dhe shoqëruar tashmë në ambientet e Policisë, bashkë me motomjetin e tij.

Ndaj personit rëndon akuza e “Keqtrajtimit të Kafshëve”. Materialet,  kaluan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore