Kosova

Arrestohet një person për përfshirje në trafikim me narkotik


Konfiskimi i Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet për përfshirje në trafikim me narkotik.

Këtë e ka bërë të ditur policia përmes një komunikate.

“Hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, nën dyshimin se një i dyshuar merret me trafikim me lëndë narkotike, sot, më 20.08.2022, në ora 12:00, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), kanë ndalur një veturë, pasi dyshoje se më të po kryhej bartje e lëndëve narkotike”, thuhet në komunikatë.

Tutje është thënë se në substancë narkotike është hasur gjatë kontrollit të veturës.

Foto: Policia e Kosovës

“Policia gjatë kontrollit të veturës në bagazh, te goma rezervë, kanë hasur gjashtë paketime me substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë. Po ashtu janë konfiskuar edhe dëshmi tjera”.

Nga organet e rendit është kontrolluar edhe vendbanimi i të arrestuarit.

“Policia duke zbatuar procedurat, në koordinim me organet e drejtësisë, ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit: I.B., (viti i lindjes 1977). Gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e ndaluar”.

Ndërkaq, i dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”.

Nga prokurori me aktvendim i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore