Shqipëria

Arrestohet në Durrës anëtari i “Bandës së Gaxhait”


Është arrestuar në Durrës shtetasi Armando Sulejmani, i njohur gjerësisht me pseudonimin Çipuri dhe anëtar i bandës së Gaxhait në Vlorë.

Ai është arrestuar teksa lëvizje me një mjet me targa të vjedhura në Durrës, ku sipas raportimeve, Policia iu vu pas, për shkak se ai nuk kishte ndaluar në një postbllok.

Sulejmani kishte lidhje të ngushta me Gëzim Sinomatin, i cili u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës së tij në Vlorë, pak kohë më parë.

“Çipuri” i ka shpëtuar disa atentateve që janë bërë ndaj tij ndër vite.

Ndërkohë policia bën me dije se është shpallur në kërkim një 26-vjeçar, pronar i automjetit që drejtonte 48-vjeçari, i dyshuar si bashkëpunëtor për vjedhjen e targave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore