Opozita në Serbi në garë kundër Listës Serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë

Në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, deputetë opozitarë në Kuvendin e Serbisë janë përfshirë në formimin e lëvizjeve të reja politike në komunat me shumicë serbe në Kosovë, duke synuar të sfidojnë dominimin shumëvjeçar të Listës Serbe.