Lajme

Arrestohet i dyshuari për mashtrim me subvencione


Policia e Kosovës, përkatësisht sektori i Hetimeve të Korrupsionit, ka njoftuar se pas zhvillimi të hetimeve, kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet XH.U për “mashtrim me subvencione dhe ushtrim të ndikimit”.

Siç njofton Policia, i dyshuari përfitoi dhjetëra mijë euro në mënyrë të kundërligjshme në vitin 2020.

“Përmes paraqitjes së dëshmive dhe të dhënave të rreme dhe duke ushtruar ndikim të kundërligjshëm ka përfituar subvencion në vlerë prej dhjetëra mijë euro në vitin 2020”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore