Muzikë

Arrestohet Don Xhoni – i sekuestrohet arma dhe fishekët


Don Xhon

Gjatë ditës së hënë, në Prishtinë, është arrestuar Xhonatan Isufi, i njohur me emrin artistik Don Xhoni.

Lajmin për arrestimin e reperit të njohur kosovar, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, në një deklaratë për ‘Kallxo.com’.

Atij i është sekuestruar një revole e tipit ‘Zastava’ me kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë fishekë të po të njëjtit kalibër.

“Sot rreth orës 15:15, në rrugën ‘Tahir Zajmi’ në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë copë fishekë, kalibër 7.65 mm”, citohet të ketë thënë Borovci.

Don Xhon.

Ndryshe, artisti nga Skenderaji, ka shënuar sukses të padiskutueshëm qysh me publikimin e një kënge të tipit “Free-style”, të titulluar,”Diversitet”, në kanalin e tij në YouTube, ku deri më sot numëron mbi 17 milionë klikime.

Por, suksesi i Don Xhonit, nuk pati të ndalur, ai vazhdoi me linçimin e projekteve të tij profesionale duke i vizuelizuar edhe me videoklipe, të tilla si; “Tjera llafe”, “Baby”, e “Kokaina”.

Ndërsa, muaj më parë, një ndër hitet më të dëgjuara shqiptare, ishte edhe bashkëpunimi i tij me këngëtaren Loredana.

Bashkëpunimi i tyre, “Gjuj për to”, ku Loredana, ishte mysafire në projekt, arriti të marr mbi 27 milionë klikime në kanalin zyrtar të reperit, në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore