Kosova

Arrestohen tre persona nga aksioni policor kundër fajdeve në Gjakovë


Policia e Kosovës.

Pas kontrollimit të tri lokacioneve në rajonin e Gjakovës për përfshirje në veprat penale ‘krim i organizuar’ dhe ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’,  janë arrestuar tre persona.

Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Sot, më 14.06.2023, policia, në vazhdimësi të operacionit të sipër-cekur, duke zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtine-Departamenti Special, ka kryer kontrolle në tri lokacione në rajonin e Gjakovës dhe ka arrestuar tre të dyshuar po ashtu të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘krim i organizuar’ dhe ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’”.

“Policia me këtë rast ka gjetur dhe marrë disa dëshmi që lidhen me rastin”, thuhet në komunikatën për media.

Gjithsej nga koha e zbatimit të këtij operacioni e deri më tani janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje 16 të dyshuar.

“Policia ka intervistuar tre të dyshuarit e arrestuar sot dhe me aktvendim nga prokuroi të njëjtit janë dërguan në mbajtje deri në 48 orë”.

Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion në Gjakovë kundër fajdeve.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se Departamenti i Hetimeve përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar është duke e realizuar si vazhdimësi një operacion  policor, në rajonin e Gjakovës”.

Ai tutje ka bërë të ditur edhe qëllimin e këtij aksioni.

“Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e veprimtarive kriminale të fajdës”.

Ndërsa, ka shtuar se pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore