Sport

Arrestohen pesë tifozë pas përplasjes në ndeshjen Tottenham – Marseille (VIDEO)


Tottenham fitoi ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur skuadrën e Marseille me rezultat 2:0.

Kjo ndeshje solli momente tensioni në tribunat e stadiumit të klubit londinez mes dyja tifozerive.

Një numër i madh i tifozëve kishin udhëtuar nga Franca, derisa ata u përleshen me tifozët vendas.

Kjo bëri që të ndërhynte policia, ku kishte arrestuar pesë persona.

Një video e postuar në Twitter tregon policinë duke bllokuar përkrahësit e Marsejës, ndërsa hidheshin shishe dhe pije në të dy seksionet ku ishin akomoduar tifozëritë kundërshtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore