Kosova

Arrestohen aktivistët e PSD-së


Aksioni i PSD-së.

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Natyra Kuçi, Behar Retkoceri, Lisjan Perolli, Eliot Hashimi, Frashër Krasniqi, janë arrestuar të enjten gjatë aksionit që po mbanin në “Ditën e Mësuesit”, tek Bibloteka Kombëtare ku kishin vendosur një librezë si ilustrim me nota të ministres Arbërie Nagavci, duke ia vendosur notën e shkëlqyeshme vetëm në shkelje të Kushtetutës.

Për arrestimin e tyre ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Teutë Rrusta, Nol Nushi, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Natyra Kuçi, Behar Retkoceri, Lisjan Perolli, Eliot Hashimi, Frashër Krasniqi”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘Facebook’.

Duke thënë se ministrja Nagavci, ka arritur rezultate të dobëta në shumicën e lëndëve, teksa shembullore është treguar vetëm në shkelje të Kushtetutes.

“Si udhëheqëse e Ministrisë, Arbërie Nagavci kontribuar palodhshëm në dështimin e përgjithshëm të sistemit arsimor, që nga çerdhet e reja, furnizimi me kohë me libra shkollor, rezultatet në PISA e deri tek sjellja e saj me Sindikatën e Arsimit. Të gjithë dështimin e ka të mbështjellur shkëlqyeshëm me shkelje të Kushtetutës”.

“Nuk janë disa dështime. Është një dështim i tërë e në kurriz të sistemit arsimor!”.

Ai tutje ka thënë se shpreson që dështimet e saj të mos përsëriten.

“Me keso nota në shkollë e përseritë vitin, por ne urojmë që ministrja Nagavci të mos e përsëritë dështimin e saj as në këto muajt e mbetur të mandatit dhe aq më shumë kërkojmë që Qeveria mos të ja shndërroj në nota kaluese dështimet përmes intervenimeve të dhunshme të policisë në kumtime të qeta të suksesit të minsitrës, të formës së aktivizmit politik”.

Nushi, raportohet se u arrestua teksa mbante një altoparlant në duar.

Në këtë manifestim është thënë se do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

PSD-ja, gjatë së enjtes ka mbajtur dy aksione.

Aksioni i parë që mbajti të enjten PSD-ja ishte në oborrin e Kuvendit të Kosovës, duke kundërshtuar draftin e tretë të Ligjit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Meqë dy draft-ligjet parapake u rrëzuan fillimisht nga Komisioni i Venecias dhe më pastaj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Aksioni i parë i PSD-së.

Në vlerësimin e PSD-së, Qeveria e Kosovës me fizkultura matematikore përmes draft-ligjit të Këshillit Prokurorial po dëshiron ta kontrollojë këtë institucion të pavarur.

Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, në një prononcim për media pas aksionit simbolik, ka potencuar se Qeveria e Kosovës me draftin aktual po bën një hile kur po cakton zgjidhjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial, duke e rritur numrin e anëtarëve në 18 për një periudhë tranzicionale.

“Me draftin aktual, katër zgjidhen nga radhët e prokurorëve, kurse tre janë prej Kuvendit me shumicë të thjeshtë. Kësaj radhe e kanë zhvendosur hilen. Tash hilja është te një periudhë tranzicionale. Këshilli aktual i ka 13 anëtarë, e kanë rritur këshillin aktual për periudhën tranzicionale në 18 anëtarë, plus pesë anëtarë secili prej tyre ka me u zgjedh prej Kuvendit”.

Sipas PSD-së, Qeveria e Kosovës është duke shprehur dëshirën të krijojë shumicën në mënyrë që ta zgjedh kryeprokurori.

Ndërsa aksioni i dytë u mbajt ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në Ditën e Mësuesit duke i vendosur notë të shkëlqyeshme vetëm në shkeljen e Kushtetutës.

Anëtarët e Partisë Socialdemokrate (PSD), ishin arrestuar edhe gjatë një aksioni më 29 nëntor të cilin po e mbanin kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova e cila po qëndronte në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore