Arrestohen 3 persona për “fajde” dhe “detyrim”

Të dyshuarit pas intervistimit janë ndaluar për 48 orë
SHFLETO
Dreni Himbeqa
02.10.2024 16:24
Loading Icons...

Policia e Kosovës, të mërkurën, ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale për “fajde” dhe “detyrim”.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda, së bashku me Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Prizren, ka realizuar operacion policor dhe ka zbatuar një urdhër-kontrolli lëshuar nga gjykata.

“Gjatë zbatimit të operacionit policor, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’. Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dëshmi të rëndësishme të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë së Kosovës personat e arrestuar kanë “kanosur viktimën, në vazhdimësi dhe kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij”.

“Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga PTh- Prizren, ndalohen për 48 orë”.